Dy presidentët kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha, si dhe për Kosovën.
“Jemi mirënjohës që Indonezia, si shteti më i madh islamik, respekton tërësinë tonë territoriale dhe sovranitetin tonë, duke mos njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikoliç.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.
Shtetësia e Kosovës njihet nga 111 vende, por atë refuzojnë ta njohin pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja.
Temat
Rajon