Kosovari dhe maqedonasi lirohen nga akuza dhe paraburgimi

Rasti kishte shkaktuar jehonë të madhe në Zvicër: Një i ri, ishte rrëzuar nga vetura në lëvizje në mes të tunelit Gubrist dhe kishte mbijetuar vetëm me një fat të madh. Me këtë rast, dy persona ishin arrestuar. Por, tani është shtuar dyshimi se viktima e ka shkaktuar vetvetiu rrëzimin.

Nga fillimi i muajit mars, një person ishte rrëzuar nga vetura në lëvizje, në tunelin Gubrist. Dyshimi se ai është shtyer nga dy persona që kanë udhëtuar së bashku me te, nuk është dëshmuar: Prokuroria publike zvicerane tashmë nuk është duke hetuar për veprën penale „vrasje në përpjekje“.

Në fokus të hetimeve tashmë është akuza për „mosdhënie të ndihmës“, si dhe delikte të mundshme të tjerë të komunikacionit. Një informatë të tillë të „NZZ“ nga e marta, e ka konfirmuar edhe prokurorja përkatëse, njofton „Shtegu.com“.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, që të dy personat akuzohen se nuk e kanë ndihmuar zviceranin 23-vjeçar, i cili gjatë rrëzimit kishte pësuar lëndime të ndryshme trupore.

Mëngjesin e hershëm të 6 marsit, zvicerani 23-vjeçar ishte rrëzuar nga vetura në lëvizje, e cila ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Bernës. Sipas informatave të para, vozitësi e kishte ngadalësuar shpejtësinë e automjetit, e më pas ishte hapur dera e bashkëvozitësit dhe zvicerani ishte rrëzuar.

Veturat pas tyre, kishin arritur të frenonin me kohë, ndërsa vozitësit e tyre ishin përkujdesur për të lënduarin deri në momentin që kishte arritur ndihma e shpejtë.

Të njëjtën ditë, policia zvicerane kishte arrestuar një shtetas maqedonas dhe një kosovar, nga Berna dhe Solothurni. Që të dy të dyshuarit, pas dy javësh janë liruar nga paraburgimi, ndërsa i lënduar është në gjendje të mirë shëndetsore.lajmpress

Temat
LajmeVend

Të afërta