Lajme

Jahjaga: Nuk mund të jemi të qetë deri sa të zgjidhet çështja e të pagjeturve

By FIRST CHANNEL

April 27, 2016

Në kuadër të ditës së të pagjeturve ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka vizituar Ferdonije Qerkezin, familja e së cilës është zhdukur gjatë luftës së fundit në vend.

“Sot vizitova Ferdonije Qerkezin në shtëpinë e saj muze në Gjakovë. Ferdonija tash e 16 vjet nuk ka marrë përgjigje për fatin e fëmijëve dhe bashkëshortit të saj. Ajo nuk është e vetmja nënë që çdo ditë duhet të përballet me këtë dhimbje” ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Postimi i saj i plotë në Facebook: