Çollaku: Vendimi për vizat, çështje ditësh

Ministri i Integrimeve Europiane, në lidhje direkte nga Brukseli në Info Magazine, ka thënë se lajme të mira pritet të vijnë nga kryeqyteti i Europës, pasi Qeveria e Kosovës ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit, njofton Klan Kosova.

“Është krejtësisht e natyrshme të presim lajme të mira kur ne përmbushim detyrat tona për liberalizimin e vizave”.

“Kur një konstatim pozitiv e jep se janë përmbushur kushtet, siç është zoti Junker dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, ka pak kohë për spekulime, neve na mbetim të presim lajmin zyrtar dhe t’i ndjekim procedurat. Ky lajm do të vijë shumë shpejt dhe më shpejt se që është pritur”.

“Këtë çështje do ta lëmë në diskrecion të plotë të BE-së. Ky lajm i shumë pritur do të vijë shumë shumë shpejt. Ky lajm mund të vijë brenda disa ditëve, mund ta konfirmojë këtë. Zhvillimet që ndodhin sot brenda Kosovës nuk kanë të bëjën asgjë për liberalizimin e vizave”.

Temat
LajmeVend

Të afërta