Çollaku: Aksioni i sotëm i policisë s’ka të bëjë me liberalizimin

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës për ta arrestuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylën, nën dyshimin për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, nuk lidhet fare me procesin e Kosovës drejt liberalizimit të vizave.

Kështu ka thënë Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, në një lidhjet direkte nga Brukseli në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Zhvillimet që ndodhin sot brenda Kosovës nuk kanë të bëjnë asgjë për liberalizimin e vizave”, ka sqaruar Çollaku.

Ministri është shprehur optimist për liberalizimin e vizave dhe ka thënë se tashmë kjo është çështje ditësh.

“Këtë çështje do ta lëmë në diskrecion të plotë të BE-së. Ky lajm i shumë pritur do të vijë shumë shumë shpejt. Ky lajm mund të vijë brenda disa ditëve, mund ta konfirmojë këtë”, ka pohuar Çollaku.

Temat
LajmeVend

Të afërta