Berisha: Rama u thotë gjykatësve lirojeni sa më parë Shullazin

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka “përkthyer” në mbështetje ndaj Emiljano Shullazit, deklaratën që dha sot kreu i qeverisë kur tha se kërcënimi i rektorit Mynyr Koni (në atë kohë kandidat) dhe ish-rektorit të Universitetit të Tiranës Dhori Kule, ishte një akt i papranueshëm.

Berisha thotë se do duhej që kryeministri Rama ta cilësonte të dënueshëm kërcënimin që Shullazi i bëri dy profesorëve. “Edvin Shullazi nuk dënon aktin e Milit të Partisë por mjaftohet duke e vlerësuar si akt të papranueshëm|”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

Ish-kryeministri shprehet se me këtë deklaratë Rama u thotë “prokurorëve dhe gjykatësve, se Mili I Partisë ka kryer një akt thjesht të paparnueshëm ndaj dhe lirojeni sa më parë, se për gjëra të papranueshme nuk mund të mbahen njerëz në burg”.

 

Temat
Rajon

Të afërta