Azem Syla: Jam në Durrës, po nisem për Kosovë

Por, sipas Indeksonline, policia ka arritur të komunikojë në telefon me deputetin Syla, i cili u ka thënë se nuk ndodhet në Kosovë.

“Jam në Durrës, tash po nisna me ardhë për Kosovë”, janë fjalët e fundit të Azem Sylës, e që më pas nuk është bërë i gjallë, duke e shkyçur celularin”, ka thënë burime të Indeksonline.

Syla dyshohet për tri vepra të rënda penale: Krim të organizuar, pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në aksionin e gjerë të Policisë së EULEX-it e cila ishte e asistuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës janë bastisur mbi 40 lokacione në tërë Kosovë, derisa deri me tash janë arrestuar disa persona.

Temat
LajmeVend

Të afërta