Lajme

Azem Syla e Vidosav Nakoviq shpronësuan toka në vlerë milionëshe

By FIRST Channel

April 27, 2016

Insajderi, ka zbuluar se të dyshuarit kryesor në këtë rast që përbëhet prej 51 personash janë Azem Syla, Shaban Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq, Vukashin Steviq nga Llapnasela.

Bashkëpunëtori kryesor i Azem Sylës, në shpronësimin e dhjetëra hektarëve tokë të shtetit, ka punuar për 17 vjet si policë i Serbisë në Prishtinë, ka zbuluar Insajderi.

Vidosav Novakoviq, i njohur si Nesha, dyshohet se me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka bartur tokat e ndërmarrjes, KBI “Kosova Export” në emra të serbëve. Pas kësaj, ato prona dyshohet se me anë të vendimeve të paligjshme gjyqësore janë bartur në emra të pronarëve shqiptarë.

Ish-polici i Serbisë ka punuar në stacionin policor në lagjen Dardania në Prishtinë.

Insajderi, ka zbuluar se të dyshuarit kryesor në këtë rast që përbëhet prej 51 personash janë: Azem Syla, Shaban Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq dhe Vukashin Steviq nga Llapnasela.

Steviq, dyshohet se ka qenë ndërmjetës mes Shaban Sylës dhe ish-policit, Vidosav Nakoviq – Nesha. Pasuria e Neshës aktualisht peshon miliona euro falë bashkëpunimit me Azem Sylën.

Insajderi, ka zbuluar se pronat e KBI “Kosova Export”, janë shpronësuar nga njerëzit e Nazim Bllacës. Insajderi ka mësuar se si dhjetëra hektarë tokë në Llapllasellë pas vdekjes së Lubica Simiq ishin përvetësuar nga të dyshuarit. Shaban Syla ishte shfaqur si person autorizuar i Kruna Blagojevicit, trashëgimtarë ligjor i pronës së Simiq. kishte qenë Shaban Syla. Barja e pronës tek personi i autorizuar Shaban Syla ishte bërë me vendim të Nuhi Ukës. /Insajderi.com/