Gjithsej pesë personave u është caktuar arrest 8 ditor shtëpiak, disa do të përballen edhe me padi penale, kurse kundër dhjetëra do të ngriten padi për kundërvajtje pas protestave antiqeveritare, në ët cilat u demolua zyra e presidentit Gjorge Ivanov në qendër të Shkupit, raporton “Lajm”. “Më datë 13.04.2016 nga një turmë protestuesish është dëmtuar Zyra popullore e presidentit të RM-së dhe Ministria e drejtësisë. Gjatë intervenimit policor, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale’, janë arrestuar këta persona:
Zharko Zeçeviq ’75 Shkup
Sibel Amet ’93 Shkup
Ismet Idrizi ’70 Shkup
Damjan Janevski ’80 Shkup
Gorjan Atanasov ‘93 Shkup
Kristijan Karaxhovski ‘94 Shkup
Filip Nakovski ‘86 Shkup
Marjan Llaks ‘78 Shkup
Krste Gjonevski ‘81 Shkup
Nikolla Arizanov ‘86 Shkup
Vangel Milevski ‘86 Shkup
Branimir Jovanoviq ‘82 Shkup
Sasho Rafajllovski ‘68 Shkup