Abdixhiku: Aksioni i sotëm policor demanton deklaratën e Thaçit mbi korrupsionin

Policia e Kosovës dhe misioni i EULEX-it, kanë ndërmarr një aksion të gjerë bastisjesh pikërisht për shkak të këtij fenomeni. Por, ditë më parë presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte thënë se korrupsioni më shumë është percepcion.

Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Lumir Abdixhiku, i cili tha se njëri ndër bashkëpunëtorët e presidentit po përndiqet nga Policia për afera korrputive dhe krim të organizuar.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Korrupsioni në Kosovë është vetëm percepcion”, thoshte Presidenti i vendit më të korruptuar në Evropë.

Një ditë më pas, një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të tij, “Daja” me 51 hajdutë, po përndiqeshin nëpër Kosovë për afera korruptive e krim të organizuar”. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta