Qeveria gjermane do t’i japë Turqisë 428 milionë euro për refugjatët

Zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Financave, Friederike von Tiesenhausen, në një konferencë për shtyp tha se “nga tre miliardë eurot që BE-ja do të japë për refugjatët, një pjesë prej një miliard euro do të mbulohet nga buxheti i përbashkët i BE-së, ndërsa pjesa tjetër prej dy miliardë eurosh do të mbulohet e ndarë nga vendet anëtare të Unionit”.

Tiesenhausen theksoi se aktualisht këto para kanë nisur të paguhen nga buxheti i BE-së dhe se Gjermania pjesën prej 428 milionë euro do t’ia dërgojë Turqisë në tremujorin e tretë dhe të katërt të viteve 2016, 2017, 2018 dhe 2019.

Ndër të tjera, Tiesenhausen pohoi se qeveria gjermane, sipas një plani të miratuar nga Kancelarja Angela Merkel, këtë vit do t’i dërgojë Turqisë 127 milionë euro; në vitin 2017, 188 milionë euro; në vitin 2018, 94,5 milionë euro dhe në vitin 2019, 18,4 milionë euro.

Temat
BotëLajme

Të afërta