Policia e Kosovës e gashme për anëtarësim në Interpol dhe Europol

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Shpend Maxhuni ka pritur sot në takim një delegacion të lartë nga Gjermania, të kryesuar nga Johannes Schütze, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i zyrtarëve të lartë të ardhshëm policor, nga provinca e veriut Rhine Westphalia.

Maxhuni fillimisht falënderoi Schützen për vizitën e delegacionit nga Gjermania dhe njëkohësisht gjatë takimit paraqiti një prezantim rreth historikut, organizimit, aktiviteteve dhe objektivave të Policisë së Kosovës.

Përveç tjerash në këtë takim të pranishmit u njoftuan edhe rreth bashkëpunimit policor rajonal e ndërkombëtar, migrimit ilegal, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Drejtori Maxhuni njoftoi delegacionin se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, si Interpol-i, Europol-i etj., që do të ndikonte edhe më shumë në parandalimin, luftimin e kriminalitetit, si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të PK-së.

Ndëra, Johannes Schütze falënderoi Maxhunin për pritjen e bërë  si dhe për pasqyrimin e prezantuar të funksionimit, aktiviteteve dhe punës së Policisë së Kosovës.

Maxhuni dhe Schütze u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.

Shpend Maxhuni - 1

Temat
LajmeVend

Të afërta