PDK-ja po e vonon riformatimin e Qeverisë

Analisti Hadi Osmani vlerëson se riformatimi i qeverisë do të ndodhë për shkak se PDK-ja me kryesinë e saj të re do të duan që në poste të vendosin personat e afërt të tyre. A nuk e përjashton mundësinë që brenda koalicionit të futen edhe AAK dhe Nisma.

Nëse pyesim çka duhet të riformatohet unë mendoj se jo Qeveria por e gjithë skena politike duhet të reformatohet. Ndërsa sa i takon Qeverisë ajo do të reformatohet pasi kryesia e re dhe kryetari i ri i PDK-së do të dëshirojë të vendos personat e afërt të tyre. Gjithashtu mendoj se nuk përjashtohet mundësia që në riformatim të përfshihen edhe parti tjera në koalicion, ndërsa më shumë gjasa ka AAK por edhe Nisma të bëhen pjesë e koalicionit të ri./botasot/

Temat
Përgjithshme

Të afërta