Showbiz

Kush po e shoqëron Tunen në pushime ?! (FOTO)

By Egzona Krasniqi

April 26, 2016

Mesa duket, pas ndarjes nga Cozman, Tuna po i kushton më shumë kohë vetes të saj, duke mos lënë prapa karrierën. Vetëm pak kohë më parë ajo publikoi këngën e saj më të re, “Dy Tima” , e cila pati shumë sukses.Pas ndarjes dhe pas suksesit të këngës, ajo ka vendosur të relaksohet dhe të pushojë disa ditë në një nga resortet më luksoze në  Turqi.

Fotot e postuara në Snapchat tregojnë se  këtë herë Tuna po i kalon pushimet në shoqërinë e dy femrave. Ajo ndodhet në Turqi së bashku me nënën dhe shoqen e saj. Gjatë verës këngëtarja ka një fluks të madh koncertesh, kështu që i ka filluar më herët pushimet verore dhe ka zgjedhur si destinacion të parë Turqinë./GazetaExpress/