Lajme

Kosova, kushti i anëtarësimit të Serbisë në BE

By FIRST CHANNEL

April 26, 2016

Javën që kemi lënë pas, Serbia ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të cilat rezultuan, me fitoren e shumicës absolute nga partia e Aleksandar Vuçiqit.

Në një intervistë për Deutche Welle, shefi i fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Beograd, Norbert Beckmann – Dirkes, duke folur për procesin e zgjedhje në Serbi, ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë mbetur të njëjta dhe se pushteti ka me vete mbështetjen e shumicës, transmeton Telegrafi.

Dirkes më pas ka theksuar se Serbia synim kryesor e ka anëtarësimin në BE, ndërkaq ka shtuar se Kosova luan rol qendror në negociatat për anëtarësim në BE.

Ai ka bërë të ditur se Aleksandar Vuçiq nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjatë dy viteve të fundit të bëhet ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë në të cilën Kosova figuron si pjesë e territorit të saj.

“Në anën tjetër, procesi i negociatave me BE-në është një proces i gjatë dhe në këtë proces çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në një tjetër mënyrë. Në planin e brendshëm, njohja e Kosovës nuk do të shkojë lehtë. Ndoshta gjatë negociatave do të gjenden edhe mundësi të tjera, mes njohjes dhe mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Beckmann-Dirkes.