Showbiz

Gold AG së shpejti me videoklip të ri

By FIRST CHANNEL

April 26, 2016

Gold AG ka filluar xhirimet e videoklipit të ri. Reperi nuk po ndalet duke sjellë krijime të reja muzikore dhe kështu tash po realizon edhe klipin e ri.

Ai është parë në shesh të xhirimit me produksionin Imagine Films, me regjisor Erkand Shabanin.

Gold AG nuk është hera e parë që po bashkëpunon me këtë produksion, pasi që edhe në filmin Zori ka bashkëpunuar me të njëjtin regjisor dhe kompani.