Basha: Ja kush janë biznesmenët që favorizon Rama

Kompanitë e denoncuara nga Basha:

  • Alko Impeks, kompani në pronësi të Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazi me 30 tendera, me vlerë totale prej 1.4 miliard lekësh që shkaktoi gënjeshtrën e Edi Ramës ku pretendoi në një emision televiziv se prona është në pronësi të investitorëve kosovarë. Është në pronësi të Arbër Abazit.
  • Atelier 4, e mirënjohur në këto 15 vite, pronë e klientëve dhe miqve personalë të Ramës, Shkreli e Eftimi me 18 tenderadhe vlerë totale 267 milion lekë.
  • Clasic e Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera.
  • Eurocol e Sandër Carapulit, ndërtuesit të sarajeve të Surrelit, 12 tendera me vlerë 18 miliard lekë.
  • Euro Gjici Security, në pronësi të Safet Gjicit, kandidat për Bashkinë e Kamëz, 159 tendra me vlerë 7 miliardë e 180 milion lekë.
  • Fastek, kompania që përdoret nga Inteku i famshëm, që u bë shkak për humbjen e mandatit të Ilir Beqes, legjislaturën e kaluar, dhe tani përdoret si kompani guackë, shumë e vogël që fiton tendera por punimet i bën Inteku i Ilirit, 45 tenderame vlerë 752 milionë lekë.
  • Vetë Inteku 32 tendera me 1.5 miliardë lekë.
  • Ndreu Security e Pjerin Ndreut në 3 vjet, 37 tendera, 916 milion lekë.
  • Market Distribution e Vilma Nushit, 23 tendera, 134 milion lekë.
  • Trimend në pronësi të Vilma Nushit, 458 tendera, 260 milion lekë.
  • mega Farma mbi 70% të tenderave përmes negociimit pa shpallje, 58 tendera, 70% e tyre pa tendera si i themi, 830 milion lekë. Në total 88 milion USD e shqiptarëve të marra nga këto 11 firma.
Temat
LajmeRajon

Të afërta