Ahmeti-partive maqedonase: Ditë vendimtare, pranoni kompromisin

Ahmeti dhe Ambasadori Bjornstad folën për krizën politike në Maqedoni si dhe paraqitën alternativat për dalje nga situata e vështirë politike, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

“Ahmeti e njoftoi Ambasadorin norvegjez rreth përpjekjeve intenzive të BDI-së gjatë ditëve të fundit për të arritur kompromis midis palëve në interes të shtetit.

Këto ditë janë vendimtare për vendin dhe i takon tashmë partive politike maqedonase që t’i përkrahin alternativat për dalje nga kriza duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës EuroAtlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike.

Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kufijtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë.

Kryetari Ahmeti ritheksoi që BDI do t’i vijojë përpjekjet për të dalë nga kriza duke mbetur në kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtar nga Brukseli dhe Washingtoni, por edhe në komunikim me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Shkupit.” thuhet në njoftimin e kabinetit të Ahmetit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta