Adoleshenti shqiptar hidhet nga tarraca, pse një mike e heq nga miqtë në në Facebook

Një arsye mjaft absurde e ka çuar një adoleshent shqiptar që të hidhet nga tarraca. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë komunitetin e Brescias, Itali.

Sipas gazetës lokale të këtij qyteti, adoleshenti ditën e djeshme është hedhur nga tarraca e shenjtores “Madonna del Castello” pasi një vajzë e kishte hequr nga lista e miqve në Facebook.

Ky është i vetmi motiv që japin edhe autoritetet italiane.

 Djali pak para se të hidhet nga tarraca ka bërë një fotografi, të cilën më pas e ka postuar në Instagram.

Në të ai kishte shkruar datën e lindjes dhe datën në të cilën u vetëhodh.

Familjarët janë të shokuar nga ky veprim i djalit të tyre 15-vjeçar dhe janë në gjendje të rëndë psikologjike. /JOQ/

Temat
BotëLajmePërgjithshme

Të afërta