Roma fiton 1 me 0 për të shpallur Juventusin kampion të Seria A

Skuadra italiane Juventus ka arritur që të shpallet kampion i Italisë për të 34-tën herë rradhazi dhe kjo falë fitores që bëri Roma kundër Napolit në ndeshjen që përfundoi para pak minutash.

Juve gjithashtu arriti të fitonte në transfertën e saj në Firenza me rezultat 1 me 2.

Golat për Juventusin i shënuan Mandzukic në minutën e 39 dhe Alvaro Morata në të 83-tën.

Ndërsa për Fiorentinën golin e vetëm shënoi Kalinic në minutën e 81 të takimit.

Juve tani ka 85 pikë të tubuara ndërsa Napoli I vendit të dyt ka 73. Roma gjendet në vendin e 3 me 71 pikë.

Temat
BotëSport

Të afërta