Obama: Bota ka nevojë për një Evropë të bashkuar

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka thënë sot se bota ka nevojë për një Evropë të fortë, demokratike dhe të bashkuar, për t’u mbrojtur kundër rritjes së intolerancës dhe autoritarizmit në Bashkim Evropian dhe të gjithë globin.

Në një fjalim ambicioz dhe gjithëpërfshirës duke i bërë thirrje Evropës moderne të mbaj në mendje daljen e saj nga lufta dhe urrejtja, presidenti amerikan tha se nuk mund të lejojnë që frika për sigurinë dhe pabarazisë të minojë angazhimin e tyre për vlerat universale.

“Ky është një ngushëllim i rremë”, ka thënë Obama, shkruan Theguardian, transmeton Indeksonline.

Duke folur në Gjermani në ditën e fundit të turneut të tij në Evropë dhe Lindjen e Mesme, Obama kishte një mesazh të topitur për kontinentin.

“Ndoshta ju duhet një i huaj për të ju kujtuar rëndësinë e asaj që ju keni arritur nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore”, ka theksuar Obama.

Temat
BotëLajme

Të afërta