Showbiz

Ndërron jetë Mona, nëna e Adelinës dhe Zanfinës

By FIRST CHANNEL

April 25, 2016

Emri i saj u përmend aq shumë, si nga vajzat e saj ashtu edhe nga fansat e motrave Adelina dhe Zanfina Ismaili.|

Kjo për faktin se Mona ishte jo vetëm nëna më e përkushtuar për vajzat e tyre por edhe menaxherja e parë femër në Kosovë e cila ju qëndroi pranë cdo hap të karrierës së tyre të bijave mjaft të suksesshme.

Por dita e sotme është mjaft e hidhur si për Adelinën ,Zanfinën dhe Emën ashtu edhe për të gjithë fansat e tyre dhe dashamirët e familjes Ismaili.

Zonja Mona ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të shkurtër të cilës nuk i përballoi dot.