Reperi kosovar i cili pas rikthimit të fuqishëm në skenën muzikore solli hite të njëpasnjëshme del të jetë edhe princi i ëndërrave për shumë prej vajzave shqiptare.Edhe pse ai tashmë është në lidhje me bukuroshen nga Tirana, Adela Sollaku, por kjo nuk po i pengon aspak dashurinë platonike të vajzave ndaj tij.
Çfarë i shtyn ato te pëlqejnë kaq shumë reperin?
Epo, arsyet janë nga më të ndryshmet.Shumica e vajzave çmenden pas paraqitjes së tij skenike, pamjes fizike e disa madje kanë arritur në shkallën ku adhurojnë çdo veprim të këngëtarit.
Ledri ishte në lidhje me disa nga yjet e skenës sonë muzikore, lidhje të cilat disa vetëm u përfolën e të tjerat nuk rezultuan të suksessshme.Përmes postimeve në rrjetet sociale kohëve të fundit ai ka paralajmëruar se së shpejti do të mbaj një koncert në sheshin “Zahiri Pajaziti” ku pritet të publikoj edhe projektin e tij më të ri.
Kënga e tij e fundit SRMN është pëlqyer mjaft shumë nga publiku dhe në kanalin zyrtar në youtube ka arritur të mbledhë rreth 6 milion klikime.