Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas një lajmi të publikuar nga mediat maqedonase për një grup prej 40 kosovarëve të armatosur në afërsi të fshatit Tanushë.
Haradinaj ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Maqedonia duhet të zgjidh vet situatën që e ka krijuar dhe mos të përziej Kosovën në fëlliqtihanet e tyre.
Sipas tij, fushata propagandistike kundër Kosovës nuk do të mund të mbuloj krimin dhe korrupsionin e nivelit ballkanik të politikanëve maqedonas.
Lexoni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:
Fjalët kyçe
Daut Haradinaj