Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Serbi, përveç partive të mëdha serbe, në Parlamentin e ri serb do të jetë edhe një deputete shqiptare.
Bëhet fjalë për Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik (PVD).
Përveç partive serbe, në Parlamentin e ri serb do të përfaqësohen hungarezët si pakicë me katër deputetë, pastaj Lista e Sanxhakut – Muamer Zukorliq me dy, SDA e Sulejman Uglaninit me dy, Partia e Gjelbër më një deputet dhe ajo shqiptare, PVD me deputeten Ardita Sinani.
Në zgjedhjet e djeshme, partia fituese është shpallur SNS-ja e Aleksandar Vuçiqit me 48.25 për qind apo 131 deputetë. /Indeksonline