Avokati i popullit tregon për sfidat dhe të arriturat e institucionit

Para Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka raportuar sot Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Ky i fundit u tha anëtarëve të komisionit se mungesa e buxhetit dhe çështja e vendosjes në objektin ku janë tani kanë qenë dy sfidat për institucionin që udhëheq.

Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore ka qenë një problem tjetër që ky institucion ka pasur gjatë vitit 2015, përderisa Jashari bëri të ditur se janë 117 mijë raste të tilla në vitin e kaluar.

Temat
LajmeVend

Të afërta