Në Trikala të Greqisë janë vënë në provë katër autobusë pa shoferë. Greqia është i pari nga pesë qytetet evropiane që po prezanton transportin e automatizuar (pa shofer).
Automjetet janë pjesë e CityMobil2, një projekt kërkimor i financuar nga Bashkimi Europian, ku po testohen sistemet e automatizuara të transportit rrugor me autobusë pa shoferë në gjithë Evropën.
Çdo autobus mund të transportojë nga 10 deri në 12 pasagjerë me një shpejtësi deri në 20 kilometra në orë.
Një grua e cila bëri një udhëtim me njërin nga autobusët vegjël u shpreh: “Unë isha duke menduar … një autobus pa shofer, si mund të jetë ?”. Më pas ajo tha: “Por unë u kënaqa me të vërtetë dhe nuk kishte asnjë problem. Është si një autobus i rregullt me shofer. Unë do ta përdorë atë, pasi ai kalon nëpër lagjen time”.
Ndërkohë, Vasilis Karavidas i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin e autobusëve tha: “Këta autobus përdorin bateri për të karikuar motorin elektrik”.
Autobusët janë elektrike, pa zhurmë dhe nuk ndotin ambientin. Nëse eksperimenti ka sukses, ai mund të shënojë një epokë të re për transportin publik në Evropë.