Lajme

Vdes ish-futbollisti i Vëllaznimit, Islam Gjini

By FIRST CHANNEL

April 22, 2016

Islam Gjini, ish futbollist i shquar i Vëllaznimit, ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Ai ishte mbrojtës i majtë, njëri ndër lojtarët kryesorë të ekipit gjakovar, i cili në vitet 1970 dhe fillimin e 1980-ave disa herë u bë kampion i Kosovës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.