15:26, 22 Prill 2016 1232 Shpërndarje

Islam Gjini, ish futbollist i shquar i Vëllaznimit, ka vdekur në moshën 59 vjeçare.
Ai ishte mbrojtës i majtë, njëri ndër lojtarët kryesorë të ekipit gjakovar, i cili në vitet 1970 dhe fillimin e 1980-ave disa herë u bë kampion i Kosovës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.