Shaqiri nuk luan ndaj Cityt

Xherdan Shaqirin nuk po e lënë rehat lëndimet, skuadra e Stoke Cityt do të jetë pa mesfushorin nga Zhegra për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, kanë raportuar të enjten mediumet angleze.

Shaqiri nuk do të luajë në ndeshjen që Stoke e luan të shtunën në udhëtim për shkak të lëndimit të gjurit që e pësoi të hënën ndaj Tottenhamit.

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka konfirmuar mungesën e Shaqirit, duke shtuar se shpreson që ta ketë reprezentuesin e Zvicrës për ndeshjet e tjera të mbetura deri në fund të këtij edicioni. Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Stoke zë vendin e nëntë në tabelë me 47 pikë të mbledhura.

“Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Cityn. Ai ka pësuar një lëndim të lehtë të gjurit dhe po shpresoj ta kemi në stërvitje prej javës së ardhshme”, ka thënë Hughes. “Besoj se ky lëndim nuk është serioz dhe se Shaqiri do të kthehet pa përfunduar ky edicion”.

Shaqiri 24-vjeçar, te Stoke u transferua para fillimit të këtij edicioni dhe deri më tash në Premier League ka realizuar tri gola në 25 ndeshje.

Temat
BotëSportVend

Të afërta