Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi i Shqipërisë!

Byroja e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë për një periudhë 10 ditore Sali Berishën, nga kuvendi për deklaratat e bëra ditën e djeshme. Byroja, ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila kërkoi të merrej masë ndaj tij pas thirrjeve të tij në parlament. Sipas tyre Berisha ka shkelur rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Kërkesa është firmosur nga 12 deputetë të PS-së: Taulant Balla, Arta Dade, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Musa Ulqini, Luljeta Arapi, Erjeta Hysa, Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Pirro Lutaj, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.

Në kërkesën e PS thuhet se Berisha bëri thirrje për armatosje. “Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen…, qytetarët janë të gatshëm që t’ju kundërshtojnë me armë dhe të mos gjeni vrimë ku të futeni…”, thuhet në kërkesën e PS drejtuar Kuvendit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta