Nikoliq: Nuk egziston kurrfarë mundësie që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Serbia është e gatshme të rrezikojë hyrjen e saj në BE.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se shpesh ka kërkuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të deklarohen nëse në fund të procesit të integrimit Evropian, Serbinë do ta presë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Nikoliq, do të ishte mirë që BE-ja të deklarohet për këtë, në mënyrë që të shohin edhe disponimin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Nikoliq ka përsëritur para mediave greke, se nuk ekziston kurrfarë mundësie që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe nëse rrezikohet hyrja e saj në Bashkimin Evropian.

Ai ka shtuar se BE-ja duhet të sqarohet, nëse qëllimi i saj është që Serbia të bëhet anëtare e BE-së.

Temat
LajmeRajon

Të afërta