Presidenti i Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin mes dy shteteve.
Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadoren Lang për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
“Ju falënderoj që për vite të tëra vazhdoni të jeni partner i rëndësishëm i Kosovës. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërkaq, ambasadorja e shtetit helvetik në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e të parit të vendit, duke shtuar se Zvicra mbetet partnere e Kosovës.
Duke folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve, presidenti Thaçi theksoi se duhen eksploruar mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në ekonomi. /Telegrafi/