Fun

Festivali i Tortave të Dekoruara në Londër

By FIRST CHANNEL

April 19, 2016

Në Alexandra Palace që ndodhet në Londër, është zhvilluar Festivali i Tortave të Dekoruara, ku janë shfaqur 100 dizajnet më të mira, prej qindra sosh që kanë konkurruar.

Dashamirët e ëmbëlsirave të dekoruara, kanë pasur rastin t’i shohin në një vend Albert Ajnshtajnin, Mad Hatter, një sirenë gjysmë të zhveshur dhe disa zombi të frikshëm, të kthyer në tortë, transmeton Telegrafi.

Kuzhinier nga vende të ndryshme të botës, janë bërë pjesë e organizimit, ku si kusht kryesorë ka qenë: që gjithçka të jetë e ngrënshme.

Down Butler e ka fituar çmimin kryesor, me tortën që e shfaqë gjeniun Ajnshtajn, me pozitën e tij karakteristike dhe gjuhën përjashta. /Telegrafi/