Angazhimi politik e ushtarak i Sali Çekut

Sali Cekaj

Të flasësh për jetën edhe veprën e atyre që kanë lenë gjurmë në kujtesën tonë historike, është nder dhe privilegj i veçantë që na e dhanë vet ata që u flijuan për ne, për lirinë, shtetin paqën, demokracinë dhe perspektiven kombëtare. Vlerësimi dhe rivlerësimi i figurave me permasa kombëtare në pervjetore dhe jubile është obligim human, qytetar e shkencor që na vë në sprovë dhe në kujtesë sakrificen e brezave në luftë për liri. Në arealin e figurave historike me permasa kombëtare hyn edhe Sali Çekaj, një nga komandantët më të shquar të luftës së UÇK-së.

Salihu u lind me 22 qershor të vitit 1956 në fshatin Broliq. Shkollimin fillor e kreu në Isniq me 1971, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan me 1975. Ai ishte i dhënë pas profesionit të oficerit ushtarak, prandaj u regjistrua Akademinë Ushtarake në Beograd. Nderkohë me gjasë për shkak të “pa përshtatshmërisë politike” por me arsyetimin se nuk e njeh gjuhen serbo-kroate u perjashtua nga Akademia.

Sali Cekaj nuk hoqi dorë nga ideja për të studiuar. Kështu në vitin akademik 1977/78, u regjistrua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilin e përfundoi me 11 maj të vitit 1981.

Më 15 qershor 1981, Sali Cekaj punësohet si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Deçan, kurse me 1 nëntor 1983, zgjedhet Kryetar i kësaj Gjykate.

Fillimi i viteve ’90, për gjithë shqiptarët do të jetë viti i kthesës së madhe. Në kuadrin e zhvillimeve politike e kombëtare në maj të vitit 1990, në Deçan u themelua dega e Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës. Në Kuvendin e parë të kësaj shoqate Salihu u zgjodh kryetar i saj.

Pas fillimit të instalimit të masave të dhunshme në Deçan, në fund të majit 1990, Sali Çekaj, u largua dhunshëm nga puna dhe nga detyra e Kryetarit të Gjykatës Komunale të Deçanit.

Ndërkohë nga muaji korrik filluan vlimet e reja politike si kundërreagim ndaj politikës shoviniste të Serbisë. Me 2 Korrik të vitit 1990, u miratua Deklarata Kushtetues. Me 7 shtator 1990 në Kaçanik u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, apo siç e njohim ndryshe Kushtetuta e Kaçanikut.

Sali Çekaj nuk qëndroi indifferent ndaj këtyre ngjarjeve të rendësishme politico-juridike. Ai, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij me 10 tetor 1990, ftojnë në një takim të përbashkët 45 juristë nga Komuna e Deçanit. Grupi i juristëve i drejtuar nga Cekaj harmonizoi Statutin e Komunës së Deçanit me dispozitat ligjore të Kushtetutës së Kaçanikut.

Veprimtaria politike e atdhetare e Sali Cekaj filloi të percillet nga organet serbe të ndjekjes të instaluara në Kosovë.Policia sekrete dhe organet e ndjekjes tentuan ta arrestojnë Salihun por me ndihmen e miqëve arriti që të shmangej dhe në nderkohë u strehua në Pejë.  Duke e pare si të pamundur qëndrimin ne vendlindje dhe aktivitetin politik, me 11 nëntor 1990, nga shtëpia e Isa Gashit në Peje, ai merr rrugën për në Gjermani dhe vendoset në qytetin e Shtutgartit.

Salihu vazhdoi veprimtarinë politike ne shërbim të çështjes kombëtare edhe në Gjermani. Në fund të vitit 1991, ai vizitoi Tiranën ku u takua me Presidentin në largim të Shqipërisë, Ramiz Alia. Në mesin e vitit 1992, ai prapë vizitoi Tiranën, ku intensifikoi  kontaktet me autoritetet me të larta shtetërore, me deputet, ushtarakë e patriotë vendas dhe me prejardhje nga Kosova. Në mesin e personaliteteve të shquara Salihu takoi  deputetin Azem Hajdaridhe Presidentin e Shqipërisë Dr.Sali Berisha me të cilët diskutuan për situateën nepër të cilën po kalonte Kosova dhe për mundësitë e organizimit politik e ushtarak me qëllim të përballimit dhunës dhe represionit serb. Kështu, pas shumë konsultimesh me autoritetet me të larta shtetërorë, Sali Çekaj, arrin që të marr pëlqimin për hapjen e një kampi stërvitor në Malin e Dajtit. Në këtë kamp do të sterviteshin rekrutë nga Kosova të cilët do të pergatiteshin për luftë. Në kuadër të këtyre grupeve bënin pjesë edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti, si dhe shumë djem tjerë të cilët kishin vetëm një qëllim, çlirimin e Kosovës.

Sali Çekaj gjatë periudhës 1994-1997, hyri disa here në Kosovë.Ai bashkë me grupet guerile që drejtonte, kreu disa sulme ndaj forcave serbe në territorin e Komunës së Deçanit.

Fillimi i luftës frontale midis forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe në mars të vitit 1998, Sali Çekajn do ta gjëj të përgatitur dhe të vendosur për të vazhduar luftën deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Ai gjithë potencialin e tij prej intelektuali dhe afinitetet e ushtarakut i shfaqi në Luftën e Koshares. Salihu së bashku me Agim Ramadanin, Rrustem Berishen, Anton Cunin, Hysen Berishendhe vajza e djem, oficerë e ushtarë të Brigadës 138 do të mbesin përjetësisht në historinë e thyerjes së kufirit të ndarjes midis shqiptarëve.

Forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas shumë koordinimeve, perpjekjeve dhe vendosmërisë së pa shembullt me 9 prill 1999, arriten që të thyenin forcat serbe për të realizuar ëndrrën e munguar për gati një shekull.

Dy ditë më vonë, rënia e Agim Ramadanit, me 11 prill 1999 dhe shumë luftëtarëve tjerë të brigadave të UCK-së ishte një goditje e rendë për Sali Çekajn dhe gjithë bashkëluftëtarët në Betejën e Koshares. Salihu i thyer në shpirt por i pa mposhtur luftoi deri në momentet e fundit kur me 19 prill 1999, tek vendi i quajtur Rrasa e Koshares, gjeti pavdekësinë. Salihu u vra duke dhënë shembullin se si jetohet, punohet dhe flijohet për atdheun. Ai u shndërrua në ikonë të luftës për liri.

Sali Çekaj, me punën dhe veprimtarinë e  vet, gjithmonë shfaqej intelektual, i matur, unifikues dhe largpamës. Veprimtaria e tij kombëtare mund të analizohet nga këndvështrimi politik dhe ushtarak, transmeton Botapress.

Në rrafshin politik ai njohu dhe respektoi Platformen Politike, Kushtetuten e Kaçanikut Institucionet e Republikës së Kosovës përfshirë këtu Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe për komandant suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës njihte autoritetin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Në rrafshin ushtarak ai tregoi dije, guxim dhe devotshmëri që nga fillimi i viteve ’90 e deri në rënien e tij me 1999. Sali Cekaj shte drejtues, ideator dhe udhëheqës i shumë aksioneve ushtarake që kishinpër qëllim çlirimin e përfundimtar të Kosovës. Ai e kishte të qartë gjithnjë se e vetmja rrugë për çlirimin e Kosovës ishte së pari senzibilizimi dhe afirmimi i çështjes së Kosovës, krijimi i miqëve dhe përkrahja e diplomacisë ndërkombëtare për tu pasuar me luftën e armatosur për çlirim kombëtar. Pra,Sali Çekajn mund ta konsiderojmë si një nga personalitetet e rralla të UCK-së që kishte sens prej politikani, diplomati, ushtaraku, burrë i urtë e i ndergjegjshëm për peshen dhe pergjegjësinë historike që kishte ai dhe brezi i tij.

Sali Cekaj është një figurë e madhe e historisë sonë moderne. Ai është nderi dhe krenari e luftës për çlirimin e Kosovës. Vepra e Sali Cekaj, luftëtarëve të Kosharës dhe gjithë Kosovës duhet të jetë mesazh dhe të trokasë në ndergjegjen e komandantëve të luftës dhe klasës politike të Kosovës.

Temat
Opinione

Të afërta