Thaçi në maj e viziton Amerikën, takon Joe Biden

Presidenti Hashim Thaçi gjatë muajit pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Merret vesh se gjatë qëndrimit atje, lideri kosovar do të takohet me...

Presidenti Hashim Thaçi gjatë muajit pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Merret vesh se gjatë qëndrimit atje, lideri kosovar do të takohet me Joe Biden, zëvendësin e presidentit amerikan, Barack Obama.

Kjo do të jetë edhe vizita e tij e parë zyrtare qëkur e morri edhe zyrtarisht postin e të parit të vendit gjatë ceremonisë së inaugurimit që u mbajt më 8 prill në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Kryetari i shtetit, Hashim Thaçi në kohën sa shërbente si kryeministër i vendit u pat takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden po ashtu gjatë një vizite zyrtare të realizuar në Amerikë në qershor të vitit 2013./telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta