Lajme

SHBA mbështesin reformën në drejtësi

By FIRST CHANNEL

April 18, 2016

Kryeministri Edi Rama, duke drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ka deklaruar se mesazhi kryesor i marrë nga Uashingtoni zyrtar gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama ka qenë realizimi i reformës në drejtësi.

“Përcaktimi ynë i qartë është se kjo reformë përbën në sytë e partnerit tonë strategjik një test të seriozitetit të marrëdhënieve me SHBA, sepse SHBA mbështesin fuqishëm shtetin shqiptar dhe duan që reforma në drejtësi të mos pengohet nga askush për asnjë arsye”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, gjatë takimit me presidentin Obama dhe zëvendësin e tij Joe Biden është shprehur mbështetja e shtetit amerikan për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Ai ka theksuar se një vlerësim i veçantë i administratës amerikane ka ardhur për përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa ka shtuar se, “marrëveshja e nënshkruar mes drejtorit të FBI-së dhe ministrit të Brendshëm Tahiri shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e konsolidimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe tregon konsideratën e administratës amerikane për Policinë e Shtetit. /Telegrafi/