Eazly.Net, projekt i dy të rinjëve nga Peja

Gjiganti Google ishte fillimisht një makinë kërkimi e cila nisi në një garazhë diku në Stanford, ku Larry Page dhe Sergey Brin ende nuk ishin të vetëdijshëm se do të bënin historinë.Pikërisht kështu nis edhe historia e dy të rinjëve shqiptarë nga Peja, Arlind Bajraktari dhe Erdinand Mujaj ,të cilët kanë filluar projektin e tyre për të ribërë dhe përmirësuar makinerinë e kërkimit duke e pasuruar atë me algoritma edhe më të përsosur.
eazly.net ju mundëson kërkimin në ueb nga i gjithë spektri virtual duke nisur nga Google, Yahoo, Wikipedia…dhe të gjitha këto në një vend të vetëm.
Pa dyshim se një nisme e tillë është risi pozitive në fushën e IT, dhe është një mesazh inkurajues për çdo të ri shqiptar që dëshiron të sjellë kontributin e tij në teknologjinë informative.

Temat
Teknologji

Të afërta