Botë

Të paktën 29 të vdekur nga tërmetet në Japoni

By FIRST CHANNEL

April 16, 2016

Dy tërmete të fuqishme brenda dy ditësh kanë goditur jugperëndimin e Japonisë, duke vrarë të paktën 29 njerëz dhe lënduar rreth 1,500 të tjerë.

Mijëra trupa ushtarake dhe të shërbimeve të shpëtimit sot kanë nxituar për të shpëtuar banorët e bllokuar, përpara përkeqësimit të motit.

Ende nuk është e qartë shifra e viktimave si pasojë e tërmeteve, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Raportohet se 1,500 njerëz kanë mbetur të lënduar, prej tyre 80 në gjendje të rëndë. Gjithashtu raportohet se 70 mijë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me një katastrofë tjetër, pasi parashikimet e motit thonë se do të ketë erëra dhe shira të fuqishme gjatë ditës./telegrafi/