Pse të rinjtë po votojnë majtas?

Diçka interesante ka ndodhur në modelet e votimit në dy anët e Atlantikut: Të rinjtë janë duke votuar shumë më ndryshe se sa më të moshuarit. Një dallim i madh thuhet të jetë hapur, i cili nuk bazohet aq shumë në të ardhurat, edukimin apo gjininë, aq sa në gjeneratat e votuesve.

Ka shumë arsye të mira për këtë ndarje. Jetët e të moshuarve dhe të rinjve, siç i jetojnë tani, janë të ndryshme. Të kaluarat e tyre janë të ndryshme, e gjithashtu edhe perspektivat e tyre.

Lufta e Ftohët, p.sh, ka përfunduar para se shumë të lindnin e përderisa të tjerët ishin ende fëmijë. Fjalët si socializmi nuk e kanë kuptimin siç e kishin dikur. Nëse socializmi ka domethënien e krijimit të një shoqërie ku brengat zgjidhen në një afat të shkurtër, ku njerëzit brengosen për të tjerët dhe ambientin se ku jetojnë – atëherë në rregull.

Po, mund të ketë pasur eksperimente të dështuara nën rubrikën e para gjysmë shekullit, por eksperimentet e sotme nuk kanë ngjashmëri me ato të të kaluarës. Prandaj, dështimet e atyre eksperimenteve të kaluara thonë asgjë rreth këtyre të rejave.

Të vjetrit e shtresave të larta të mesme në Amerikë dhe në disa vende evropiane e kanë një jetë të mirë. Kur ata janë detyruar të hynë në punë, punë mirë të kompenzuara kishin qenë duke i pritur ata. Pyetja që ata ngritnin ishte se çfarë dëshironin të bënin, jo se sa gjatë duhej të jetonin me prindërit e tyre para se të gjenin nj/ punë të mirë që u mundësonte atyre të shpërnguleshin.

Ajo gjeneratë priste të kishte siguri të punës, të martoheshin të rinj, të blinin shtëpi, ndoshta edhe një shtëpi verore, dhe në fund të pensionoheshin. Mbi të gjitha, ata pritnin të ia dilnin shumë më mirë se prindërit e tyre.

Ndërsa gjenerata e vjetër e sotme është ballafaquar me shumë pengesa përgjatë rrugëtimit të tyre, ku në shumicën e rasteve ishin takuar me pritshmëritë e tyre. Ata kanë bërë më shumë në fitimet kapitale në shtëpitë e tyre më shumë sesa nga punët. Sigurisht që ata kanë menduar se kjo është një gjë e çuditshme, por ata me gatishmëri të plotë i kanë pranuar dhuratat e tregjeve tona spekulative, dhe zakonisht i kanë japë vetës merita që kanë blerë gjëra në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Sot, pritshmëritë e njerëzve të rinj, kudo që janë me shpërndarjen e të ardhurave, janë të kundërta. Ata ballafaqohen me pasiguri të punës përgjatë tërë jetës së tyre. Mesatarisht, shumë të diplomuar universitar do kërkojnë punë me muaj të tërë para se të gjejnë punë – zakonisht vetëm pasi që të kenë kryer disa punë praktikë pa pagesë. Për këtë ata e quajnë vetën me fat, pasi që e dinë se të tjerët që janë të varfër, disa prej të cilëve kanë qenë më të mirë në shkollë, nuk mund të kalojnë një vit apo dy pa të ardhura, dhe nuk i kanë lidhjet për të kryer praktikë së pari.

Sot, të diplomuarit nga universiteti janë të ngarkuar me borxhe, aq më të varfër që janë aq më shumë kanë borxhe. Prandaj ata nuk pyesin se çfarë pune do ju pëlqente, por thjeshtë kërkojnë një punë e cila u mundëson atyre t’i paguajnë borxhet e universitetit, që zakonisht i ngarkon ata për 20 vite ose më shumë. Përndryshe, blerja e një shtëpie është një ëndërr plotësisht e pa realizuar për ata.

Këto vështirësi tregojnë se të rinjtë nuk janë duke menduar shumë rreth pensionimit. Nëse do mendonin, ata vetëm sa do frikësoheshin sesa shumë duhet të mbledhin para për të jetuar një jetë të mirë, duke e marrë parasysh këmbëngulësinë e përqindjeve të interesit.

Shkurtimisht, të rinjtë e sotëm e shikojnë botën përmes lenseve të të drejtës së brezave. Fëmijët e shtresave të larta mund të përfundojnë mirë, pasi që e trashëgojnë pasurinë nga prindërit e tyre. Pavarësisht se atyre mund të mos u pëlqej ky lloj i ‘pavarësisë’, atyre u pëlqen më pak alternativa ku është fillimi i ri, me kredit kartela të mbushura në borxh etj,.

Këto padrejtësi nuk mund të shpjegohen shumë lehtë. Nuk është se këta të rinj nuk punojnë shumë, pasi që këto vështirësi i prekin edhe ata që kanë kaluar shumë orë duke studiuar, kanë shkëlqyer në shkollë dhe kanë bërë gjithçka ‘siç duhet’. Sensi i padrejtësisë shoqërore – që loja ekonomike është manipuluar, është rritur, pasi që ata i shohin bankat si shkaktarët e krizës financiare, si shkaktarët e gjendjes së vazhdueshme të rëndë ekonomike e që askush nuk jep llogari për gabimet e tyre.

Mashtrime të mëdha kanë ndodhur, por disi askush nuk ka jap përgjegjësi për to. Elitat politike kanë premtuar që ‘reformat’ do të sillnin një perspektivë më të mirë. Dhe në fakt kjo ka ndodhur, mirëpo vetëm për 1%-shin e pasur të botës.  Gjithkush tjetër, përfshirë të rinjtë, mbesin me perspektivë të njëjtë.

Këto tri realitete – padrejtësia shoqërore, padrejtësitë masive dhe humbja e besimit tek elitat, e definojnë momentin tonë politik, dhe kjo është krejt në rregull.

Më shumë nga e njëjta nuk është përgjigja e duhur. Kjo është se përse partitë majtiste dhe djathtiste janë duke humbur në Evropë. Amerika është në një pozitë të çuditshme: përderisa kandidatët për president republikan garojnë në demagogji, me mendime të sëmura që do t’i keqësonin gjërat, që të dy kandidatët demokrat janë duke propozuar ndryshime – që nëse vetëm do të mund t’i futnin përmes kongresit, do të bënin një ndryshim të madh.

Nëse reformat e Hillary Clinton apo Bernie Sanders do të ndodhnin, atëherë aftësia e sistemeve financiare për t’i ‘grabitur’ ata që janë duke e jetuar një jetë jo të mirë, do të frenohej. Dhe që të dy, Sanders e Clinton, kanë propozime për reforma të thella që do ta ndryshonin sistemin e edukimit të lartë në Amerikë.

Por, duhet më shumë punë që të arrihet mundësia që secili të bëjë një shtëpi personale, jo vetëm ata që prindërit ua mundësojnë. Më e rëndësishmja, të rinjtë nuk do gjejnë një rrugë të lehtë në tregun e punës përderisa ekonomia do të ketë performanca më të mira. Përqindja zyrtare e papunësisë në SHBA është 4.9%, mirëpo kjo i fshehë nivelet e larta tjera të papunësisë.

Mirëpo, ne asnjëherë nuk do të jemi të aftë të ndreqim problemin nëse nuk e njohim atë. Të rinjtë e njohin atë. Ata e kuptojnë mungesën e drejtësisë së brezave, dhe ata kanë të drejtë që janë të zemëruar.

Temat
Opinione

Të afërta