“Panama Papers”: Putin i kërkon falje gazetës gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung’

Kremlini përmes një komunikate i ka kërkuar falje gazetës gjermane Sueddeutsche Zeitung, për një koment të pasaktë të bërë nga Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij vjetor, kur tha se kjo gazetë është në pronësi të bankës amerikane Goldman Sachs.

Pas komenteve të presidentit rus, drejtori i Sueddeutsche Zeitung, Stefan Hilscher, ka deklaruar se gazeta të cilën e menaxhon nuk ka kurrfarë lidhje me korporatën Goldman Sachs.

“Sigurisht se është gabimi im. Ose më mirë thënë gabimi i atyre që kishin përgatitur dokumentet informuese. Ka pasur disa informacione të paverifikuara, që i janë dhënë presidentit pa u kontrolluar mirë. Kur them për dokumente, i referohem deklaratës në lidhje me gazetën Suddeutsche Zeitung”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve. /Telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta