Në ndërtesën e Kuvendit të Komunës në Prizren, të premten KF Liria , mbajti Kuvendin e punës.
Në praninë e 25 delegatëve u shqyrtua vendimi mbi plotësim ndryshimin e statutit të Lirisë, që u miratua njëzëri si dhe raporti i punës (bashkë me atë financiar), të cilin e prezantoi kryetari, Mirsad Çollaku, njofton faqja zyrtare e klubit.
Në pikën e rendit të ndryshme u bë kooptimi i tre anëtarëve të Kuvendit: Nehari Toska e Sami Buqaj anëtar aktual të Bordit si dhe i kryetarit të këshillit të prindërve, Dashnor Hajdari.
Që të gjitha këto kuptime u bënë unanimisht.