Komediani që ‘ofendoi’ Erdoganin bën pauzë për disa javë

Komediani gjerman, Jan Boehmermann, i cili po akuzohet se ka fyer presidentin e Turqisë, thotë se ka marrë një pauzë katër javëshe, pasi po përballet me hetime penale.

Boehmermann tha sot në Facebook se ai do ta bëjë një pauzë të shkurtë nga televizioni.

Transmetuesi gjerman ZDF tha përmes një deklarate se pauza e prodhimit të emisionit “Neo Magazin Royale”, e cila punohet nga Boehmermann dhe transmetohet nga ZDF, do të zgjasë deri më 12 maj.

 Transmetuesi tha se e respekton vendimin e komedianit për të pauzuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha dje se Berlini e ka pranuar një kërkesë nga Ankaraja për ta hapur një hetim penal kundër komedianit, i cili lexoi një poemë të ashpër kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia ka kërkuar që komediani të hetohetpër ofendim të kreut të një shteti të huaj. Sipas ligjit gjerman, qeveria e Merkelit është e obliguar që ta lejojë një kërkesë të tillë./telegrafi/

Temat
BotëLajme

Të afërta