Kadri Veseli takoi kongresmenin Visclosky, folën për krijimin e FAK-ut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Washington të SHBA-ve ka takuar kongresmenin amerikan Peter Visclosky, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe shtetit të tij për mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Veseli informoi atë për zhvillimet e reja në Republikën e Kosovës, synimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, duke vënë theks te agjenda euro-atlantike dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm SHBA-Kosovë.

Visclosky ka dhënë përkrahje përmbushjes së obligimeve kushtetuese “në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në veçanti përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët”.

 Në takim u bisedua edhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në përgjithësi. Po ashtu, u vlerësua lartë prania e trupave amerikane brenda KFOR-it, si dhe angazhimi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK)./telegrafi/12974551_579474038894473_3593944356992309601_n 13000296_579474002227810_6510609646487981376_n
Temat
LajmeVend

Të afërta