Garë për esetë më të mira për miqësinë me Amerikën

Rexhepi më tej ka sqaruar se vlerësimi do të bëhet në dy faza, ku komisioni i parë do të përzgjedh 20 më të mirët, pastaj komision i dytë do të vazhdojë me 10 esetë më të mirë për të cilat do të marrin mirënjohje, ndërsa tri esetë më të mira do të shpërblehen edhe me mjete financiare.

Me moton “Edhe unë e festoj 4 korrikun”, Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka shpallur konkurs publik për ese, në të cilin ftohen të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës.

Vlera e këtij projekti arrin shumën e 500 eurove, të cilat do të ndahen për esetë më të mira. Vendi i parë do të shpërblehet me 250 euro, vendi i dytë me 150 euro dhe shuma prej 100 eurove, do t’i ndahet autorit të eses që zë vendin e tretë në këtë konkurs.

Këto aktivitete konkrete po organizohen me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me qëllim të kësaj, kjo shoqatë tashmë ka filluar edhe ligjëratat në shkollat publike për të ruajtur këtë miqësi me SHBA-në.

Agim Rexhepi nga kjo shoqatë tha se motoja e punës është që respekti dhe falënderimi ndaj SHBA–ve të përcillet me aktivitete konkrete e jo me deklarata boshe.

Sipas tij, kjo miqësi me SHBA–në është krijuar me shumë mund e sakrifica, prandaj duhet të bëhet punë për ruajtjen dhe avancimin e saj.

“Motoja jonë e punës që respekti duhet të përcillet me aktivitete konkrete e jo vetëm me deklarata boshe e stereotipa dhe se miqësia me SHBA – në e aleatët e tyre mund të ruhet, kanë dëshmuar se kjo është mënyra më e mirë për të dëshmuar miqësinë dhe për të tentuar të ruajmë, por edhe të tentojmë të avancojmë një miqësi të krijuar me shumë mund e sakrifica. Mendojë se nga Kosova duhet të dërgohen sa më shumë informacione se është organizuar, është debatuar, është zhvilluar një aktivitet i sferave të ndryshme dhe se aktiviteti ka mesazhe të qarta njerëzore, politike e diplomatike se qytetarët e Kosovës po bëjnë veprime konkrete falënderimi, e jo vetëm deklarata e telegrame urime”, tha Rexhepi.

Rexhepi më tej ka sqaruar se vlerësimi do të bëhet në dy faza, ku komisioni i parë do të përzgjedh 20 më të mirët, pastaj komision i dytë do të vazhdojë me 10 esetë më të mirë për të cilat do të marrin mirënjohje, ndërsa tri esetë më të mira do të shpërblehen edhe me mjete financiare.

Të gjithë ata që aplikojnë në këtë konkurs, duhet të plotësojnë këto kritere: teksti nuk duhet të jetë më i gjatë se një faqe word, duhet të shkruhet vetëm në gjuhën angleze, të dërgohet vetëm me shifër pa të dhëna me qëllim që të iket dyshimeve eventuale për stimulim apo përkrahje nga ana e komisionit vlerësues.

Esetë duhet të dërgohen në e-mailin: friendshipkosovousa@gmail.com, dhe afati për aplikim është deri me 15 maj, ku njoftimi i fituesve do të bëhet në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook të kësaj shoqate.  / KultPlus.com 

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....