Kur shumica e vajzave ëndërrojnë për ditën e tyre të dasmës, fantazitë e tyre zakonisht përfshijnë këtu edhe një fustan të bardhë të mrekullueshëm.
Por Sophie Cachia nuk dëshironte këtë për ditën e saj të madhe. 25-vjeçarja vendosi të thyente traditën duke zgjedhur të veshë një fustan të zi teksa shkonte në altar për t’u martuar me bashkëshortin e saj të ardhshëm.
Jo vetëm që vetë nusja u vesh me fustan të zi, por edhe shoqërueset e saj kishin zgjedhur gjithashtu fustane të zinj.
‘Blogerja’, e cila është nënë e një fëmijë, tha për ‘Daily Mail’ Australia se kishte zgjedhur të vishte ngjyrën e zezë, pasi ajo reflektonte më mirë stilin e saj
“Gjithmonë vishem me të zeza. Është një ngjyrë që më përshtatet, një ngjyrë e mrekullueshme”, është shprehur ajo.