Kjo nënë është ndryshe nga të tjerat, njihuni me të

Kur shikojmë dike me forma trupore përfekte, të palestruar, na lind ajo dëshira për të qenë edhe ne të tillë. Por, mungesa e vullnetit gjithmonë na kufizon dhe duke u rrëmbyer nga monotonia e përditshme e harrojmë apo anashkalojmë këtë veprim në dukje një dëshirë, por realisht është e nevojshme për trupin dhe shëndetin tonë, duke marrë parasysh faktin që pjesën më të madhe të kohës jemi në punë apo në zyrë duke i bllokuar trupit lëvizjet.

Shikoni këtë nënë, e cila edhe pse ka një fëmijë të vogël, e ka gjetur mënyrën për të vijuar ushtrimet në palestër apo edhe në rrugë. E adhurueshme teksa shikon këto pamje, Kristy Ardo nga Arizona, përdor fëmijën e saj 18 muajsh, Tucker për ta ndihmuar atë në ushtrimet fizike.

Kjo nënë e merr përditë fëmijën e saj me vete dhe filmon rezultatet dhe i ndan videot dhe fotot me të tjerët në rrjetet sociale.

“Kam jetuar gjithmonë një jetë atletike, por kur linda fillova të ndihesha e lodhur dhe pas katër muajsh fillova të stërvitesha me Tucker, më jep motivim, ndaj dhe dua të motivoj edhe nënat e tjera”, është shprehur Kristy.

Ajo tani stërvitet çdo ditë me djalin e saj dhe kane fituar plot 126 mijë ndjekës në Instagram edhe pse kanë hedhur vetëm 23 postime. Ajo ka një mesazh për të gjitha nënat: “15 minuta ushtrime në ditë mund të ndryshojnë jetën tuaj, filloni ta bëni këtë është kaq e rëndësishme dhe efikase për të përditshmen tuaj”.

Temat
FunShëndet

Të afërta