Ja pse kjo është shtëpia më e organizuar në botë

Ta mbash shtëpinë të mirëorganizuar nuk është aq e lehtë. Mirëpo ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh që të keninjë ambient komod dhe jo të rrëmujshme.

Organizatores profesionale Alejandra Costello në këtë videotregon se nuk i pëlqejnë gjërat “shkel e shko”.

31 vjeçarja e cila është shpallur një nga pesë njerëzit më tëorganizuar në Amerikë nga HGTV, ka krijuar hapësira tëndara dhe të veçanta për secilën gjë që ka në shtëpinë e saj, nga fjongot artizanale e deri tek bateritë. Këto të fundit janë të ndara madje edhe në bazë të madhësisë që kanë, nga AAA tek ato D.

Në një video të cilën ajo e ka shpërndarë në ueb sajtin e saj, shihet rregulli që ka ajo në shtëpinë e saj në të cilën jeton me bashkëshortin, shtëpi e cila lirisht mund të quhet më e organizuara në vend. Për tu bindur për këtë, shikoni videon më poshtë./Albeu.com/

 

Temat
Fun

Të afërta