Fun

A e dini pse duhet t’i ndalni telefonat në aeroplan?

By FIRST CHANNEL

April 12, 2016

Gjatë një udhëtimi me avion, kompanitë ajrore u kërkojnë pasagjerëve që të kalojnë telefonin e tyre në “flight mode”, përpara se të ngrihen në qiell.

Disa prej tyre pyesin se “çfarë ndodh nëse ata e injorojnë këtë kërkesë”.

Ndërkohë, ka pasagjerë që mendojnë se pajisjet e tyre elektronike si celularët apo tabletët duhet të fiken, ndryshe mund të rrëzojnë avionin.

Sipas kompanive ajrore, kjo është e ekzagjeruar, pasi ekspertët thonë se teknologjia moderne është shumë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe se një celular nuk mund ta bëjë një avion të rrëzohet.

Por, përse kërkohet që të celularët të kalojnë në “flight mode”? Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse ata bëjnë një zhurmë që i nervozon pilotët gjatë komunikimit në radio.

Autoritetet bëjnë të ditur se “është e njëjta zhurmë që mund t’ju ketë ndodhur juve në rast se gjatë kohës që keni qenë duke biseduar në telefon, keni qëndruar pranë radios duke dëgjuar emisionin tuaj të preferuar”.