Me foto nga fëmijëria, Dua bën urimin emocionues për motrën e saj

Motra e Dua Lipës, Rina, po feston ditëlindjen e 18-të.

Me këtë rast, artistja me famë botërore ka zgjedhur që përmes disa fotografive me Rinën të realizuara kur ishin të vogla, të urojë atë me një postim në Instagramin e saj me 29.5 milionë ndjekës.

“Rina Pina. 18 vjeç, por gjithmonë beba ime. Gëzuar ditëlindjen engjëlli im. Shumë krenare për ty (po qaj) për atë që je bërë. Të të shikoj duke u rritur ka qenë një nga gjërat e mia më të preferuara në botë. Të dua pafundësisht. Do të shtrydh 18 herë që ta dish se është e vërtetë. Shpresoj që ky vit të jetë akoma më i mirë. Fotografia e fundit tregon se si ndjehem unë që ti mund të pish legalisht”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, Rina po ndjek rrugën për t’u bërë një fotomodele e famshme.

View this post on Instagram

🖤

A post shared by rina (@rinalipa) on

Temat
Showbiz

Të afërta